Një mot i paqëndrueshëm po mban në mbarë vendin. Edhe në qarkun e Lezhës, mbizotëron një mot i vrenjtur e me reshje me intensitet të ulët, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak, Gjadër, kanë rënë 10 mm shi , por në zonat mbi 200 m mbi nivelin e detit kanë filluar reshjet e dëborës, të shoqëruara me erë të vrullshme me mbi 60 km/orë, me tendencë rritje.
Në rrethet e qarkut Lezhë do të ketë ndërprerje të shkurtra energjie elektrike, ndërsa me qarkullimin në rrugë pritet të mos ketë probleme.
SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 12.01.2025, ORA 08:30
Në territorin e qarkut Lezhë, mbizotëron një mot i vrenjtur e me reshje me intensitet të ulët, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak, Gjadër, kanë rënë 10 mm shi , por në zonat mbi 200 m mbi nivelin e detit kanë filluar reshjet e dëborës, të shoqëruara me erë të vrullshme me mbi 60 km/orë, me tendencë rritje.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet të ketë ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike, si dhe grupet e punës së OSHEE dhe të bashkisë janë në terren për riparimin e defekteve që mund të shfaqen.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohet të ketë ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike, si dhe grupet e punës së OSHEE dhe të bashkisë janë në terren për riparimin e defekteve që mund të shfaqen.
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet të ketë ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike, si dhe grupet e punës së OSHEE dhe të bashkisë janë në terren për riparimin e defekteve që mund të shfaqen.
Në territorin e Qarkut Lezhë nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara nga dëbora, janë lajmëruar subjekte kontraktore të mirmbajtjet se akseve rrugore për përkeqësimin e motit, me qëllim që nga ana e tyre te marrin masat përkatëse.
Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk ka.
Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale.
Hidrovorët janë në gatishmëri dhe vihen në punë sipas prurjeve të ujit në kanale.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë gjatë gjithë ditës do të jetë në ndjekje të situates.