Një mot i paqëndrueshëm po mban në të gjithë territorin e vendit.

Në qarkun e Shkodrës, ka pasur reshje bore dhe temperatura të ulëta në zonat malore. Gjithashtu, në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Po ju dërgojme informacionin për situatën në territorin e Qarkut Shkodër:

* Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori jane te qarkullueshme. Ne te gjitha akset ne zonat malore ka prani te debores dhe ere te forte.

Kontraktoret jane ne gadishmeri me mjete dhe puntore per pastrimin dhe kriposjen e rrugeve.

Qarkullimi i automjeteve ne zonat malore duhet te kryhet me goma dimerore.

* Nga bashkia Shkoder , informohemi se kemi reshje debore dhe tempratura te ulta ne zonat malore.

Aksi rrugor Boge – Breg Lumit eshte i kalueshem.

Nj.A. Shale dhe Shosh jane pa Energji Elektrike.

Aksi rrugor Kire – Shosh eshte i bllokuar si pasoje e shembjeve te dherave edhe te reshjeve te Bores.

* Nga bashkia Malësi e Madhe , deri ne keto momente nuk raportohen probleme te EC.

* Nga bashkia Vau Dejes , informohemi se kemi mungese te furnizimit me energji elektrike ne Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.

* Nga bashkia Puke , trashesia e debores arrin deri ne 5 cm, nuk raportohen probleme te EC.

* Nga bashkia Fushe Arrez, informohemi se vazhdojne reshjet e debores te shoqeruara edhe me era te fuqishme, ku deri tani trashesia e debores i kalon 20 cm, rruget nacionale jan te hapura por qarkullimi behet me zinxhir, ndersa rruget rurale qe lidhin bashkine Fushe-Arrez me Nj.A. Iballe dhe fshatrat rreth saj deri ne Firze jan te bllokuar. Gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike ne Nj.A. Qafe-Mali, Iballe dhe Blerim.

* Nga OShE informohemi se ka problem vetem ne fidrat ne zonen e Vaut Dejes ne te cilen nje pjese eshte riparuar dhe po vazhdon puna, ne gjithe zonat tjera nuk kemi probleme.

Insitucioni i Prefektit po monitoron situaten per cdo problematike te mundshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: