Policia në Tiranë ka arrestuar një 48-vjeçar, që dyshohet se iu gjetën 88 steka me cigare, pa pulla fiskale, që dyshohet se i ka kontrabanduar.

“Iu gjetën në banesë, 88 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Procedohet penalisht 70-vjeçari, i cili kishte blerë disa steka cigaresh, pa faturën përkatëse, tek 48-vjeçari”, njofton policia.

“Goditet një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Iu gjetën në banesë, 88 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Procedohet penalisht 70-vjeçari, i cili kishte blerë disa steka cigaresh, pa faturën përkatëse, tek 48-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kondrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjnca policore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 48 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi R.C,70 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin R.C., dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur disa paketa me cigare, pa pullë fiskale, të cilat ja kishte blerë shtetasit K.A.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K.A, shërbimet e Policisë gjetën 88 steka cigaresh, pa pullë fiskale, të dyshuar të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: