Në Serie A e shtuna mund të quhet si dita e barazimeve, ku shenja “X” dominoi, me skuadrat pretendente Atalanta, Juventus dhe Milan, që nuk arritën të merrnin më shumë se sa 1 pikë.

Hapi fals më i rëndë ishte padyshim për Milanin. Të freskët pas fitimit të Superkupës në Arabi, në San Siro ndaj Cagliarit u mendua se do të ishte një sfidë e lehtë në letër për vendasit por që në fakt nuk rezultoi e tillë. Pjesa e parë ishte zhgënjyese me Milanin që luajti pa ide e pa ritëm, aq sa në fund edhe vetë tekniku portugez Coincecas kritikoi të tijët duke thënë se ishin 45 minutat më të dobta që kishte parë ndonjëherë. Pjesa e dytë nisi me gola, teksa fillimisht ishte Alvaro Morata që çoi Milanin në avantazh, por vetëm 4 minuta më pas ishte Zortea që barazon pas një godtije nga jashtë zones, ku edhe portiere Maignan pati përgjegjësitë e tij, duke mos devijuar topin si duhet. Përfundimisht 1-1, me Coincecao që duhet të presë për të shijuar fitoren e parë në kampionat.

Ndërkohë barazon edhe Juventus. Klubi bardhezi duket i abonuar tek barazimet këtë sezon, pasi barazimi 1-1 ndaj Torinos në derbin torinez, ishte i 12 në 19 javë. Sfida u vendos që në pjesën e parë, teksa turku Ylidiz bëri gjithçka mjaft mirë në minutën e dhe me një goditje me të majtën nga jashtë zone shënon golin e avantazhit për “Zonjën e Vjetër”. Megjithatë Torino nuk dorëzohet, teksa në sekondat e fundit të pjesës së parë, ishte Vlasiç që me një goditje në vijën e 16 metrave të zones së rreptësisë, gjen rrjetën, për golin e barazimit. Në pjesën e dytë asgjë nuk do të ndryshonte pavarëssiht përpjekjeve të të dyja skuadrave për të gjetur fitoren. Nuk munguan as zënkat, teksa protagonist u bën të dy teknikët Vanoli dhe Thiago Motta, të dy të larguar nga gjytari Fabri me kartona të kuq. Një tjetër barazim për Juventus, që e sheh veten gjithnjë e më larg kryesuesve.

Ndërkohë ngdalëson edhe Atalanta. Skuadra bergamaske jo më shumë për barazimin pa gola në Friuli ndaj Udineses, por më shumë për lojën e zhvilluar, zhgënjeu duke marrë barazimin e dytë radhazi, e duke i dhënë mundësinë Napolit të thellojë diferencën. Sfida u dominua nga vendasit teksa sidomos në pjesën e parë kishin shanse të mira me Bijol dhe Alexis Sanches që goditi madje 2 herë shtyllën Brenda të njëjtit aksion. Lajme të këqija ndërkohë për dy mbrojtësit e kombëtares tone Djimsiti dhe Ardian Ismajli. Djimsiti la lojën në mesin e pjesës së parë, pas një përplasje kokë më kokë me Ehzibue të vendasve. Ndërkohë edhe në sfidën tjetër mes Empolit e Lecces e fituar nga miqtë 1-3, mbrojtësi i. kombëtares tonë Ardian Ismajli u detyrua të linte fushën e lojës që në pjesën e parë, për shkak të një dëmtimi. Në orët në vijim do të mësohet më shumë për gjendjen e të dy futbollistëve dhe se kur do të mund të jenë të gatshëm për t’u rikthyer në lojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: