Reshjet e dendura të dëborës, të cilat kanë filluar gjatë natës, kanë bërë që niveli i dëborës në Parkun Kombëtar të Qafshtamës dhe në disa fshatra të Malësisë së Krujës të arrijë mbi 30 cm.

Gazetari Andi Shota raporton për Balkanweb se si pasojë e reshjeve të dendura, disa rrugë janë bllokuar, përfshirë rrugën që çon në Kampin Kombëtar.

Për momentin, nuk raportohet për problematika të tjera, ndërkohë që reshjet vijojnë.

Ndërsa i gjithë rrethi i Krujës është i përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat janë shoqëruar dhe nga erërat e forta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: