Një peshkaqen i llojit “dhelpër”, me gjatësi prej 3.5 metrash, ka dalë në breg në zonën e Orikumit.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për Balkanweb se kjo ngjarje ka shkaktuar habi dhe kuriozitet tek banorët që ndodheshin në zonë.

Peshkaqeni, i njohur për pamjen e tij të veçantë dhe madhësinë e konsiderueshme, është një ndër llojet e rrallë në ujërat e Shqipërisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: