Kapiteni Kyle Walker do të largohet nga skuadra e Manchester Cityt. Ka qenë vetë tekniku i “qytetarëve” Pep Guardiola, që ka pranuar në konferencë për shtyp, se anësori i krahut të djathtë i ka kërkuar të largohet për të luajtur në një shtet tjetër. Walker nuk ishte thirrur nga Guardiola për ndeshjen që City zhvilloi ne FA Cup të shtunën ndaj Salford.

34 vjeçari është pjesë e Manchester Cityt që prej vitit 2017, duke ndihmuar skuadrën në fitimin e 17 trofeve deri më tani. Sa i takon të ardhmes së Walker, mediat në Itali shohin mundësinë e afrimit të tij tek skuadra e Milanit.

Walker 1
 
Walker 2
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: