Tirana është në një krizë të madhe rezultatesh. Bardheblutë kanë 18 pikë në 20 javë, shifër që zor se është parë ndonjëherë në kampin bardheblu.

Rekordi negativ është fakti se bardheblutë në 20 javë kanë vetëm 2 fitore, ndaj Skënderbeut dhe Bylisit. Ekipi 26 herë kampion nuk fiton prej shtatë takimesh ose që pas sfidës me mallkastriotët. Aktualisht ka tre humbje radhazi dhe para tyre katër barazime.

Ekipi ka ndeshjen e dytë që është në avantazh dhe përmbyset nga kundërshtari. Më parë ka ndodhur edhe në Laç, me bardheblutë që u shpërfytyruan në pjesën e dytë. Edhe vitin që ranë nga kategoria, skuadra nuk ishte kaq keq në statistika.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb