Nedim Bajrami po luan edicionin e parë me Rangers, teksa paraqitjet e tij deri më tani kanë qenë pozitive. Kryeshefi Ekzekutiv i ekipit skocez, Patrik Stjuart, vlerësoi mesfushorin shqiptar.

“Kemi lojtarë, të cilët po kthehen nga dëmtimi ndërsa të tjerë po japin më shumë se ç’prisnim. Tre prej tyre janë Hamza, Jefte dhe Bajrami, të cilët na kanë bërë që të besojmë se në pjesën e dytë të sezonit do të vazhdojnë që të rriten edhe më shumë”- theksoi Patrik Stjuart.

25-vjeçari, në kampionat ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb