Në ndeshjen mes Milanit dhe Cagliarit që përfundoi në barazim me shifrat 1-1, Alen Sherri e ndoqi ndeshjen nga pankina. Vendin e portierit shqiptar e zuri në këtë takim afrimi i merkatos së janarit, Elia Caprile.
Portieri 23-vjeçar bëri një debutim të shëlqyeshëm ndaj Milanit mbrëmjen e sotme duke u vlerësuar me notën më të lartë të takimit nga “Sofascore”, 9.5 si asnjë tjetër në këtë takim.
Duket se konkurrenca për të zënë portën e Cagliarit do të jetë e madhe mes Caprile dhe Sherrit. Italiani u shkëmbye me Scuffet, i cili shkoi deri në fund të qershorit te Napoli.