Policia e Pogradecit njofton se ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin S.S, pas sherrit të ndodhur mbrëmë në qytetin jug-lindor.

Sipas policisë, 30-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një ngjarje në lagjen nr. 1 në Pogradec, ju informojmë se Komisariati i Policisë Pogradec  referoi materialet në Prokurori, dhe shpalli në kërkim shtetasi S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale ” Vrasje me dashje” mbetur në tentativë”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: