Situata meteorologjike në qarkun e Kukësit është raportuar e qetë dhe pa reshje dëbore deri në orën 15:00, ndërsa autoritetet kanë punuar për të siguruar qarkullimin dhe furnizimet bazë për banorët e zonës.

Të gjitha akset rrugore nacionale në qark janë të qarkullueshme, teksa raportohet se subjektet kontraktore kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

  • Në bashkinë Kukës, rrugët janë të kalueshme nga ato nacionale deri në qendrat e njësive administrative, me përjashtim të njësive Arrën dhe Zapod.
  • Në bashkitë Tropojë dhe Has, të gjitha rrugët janë plotësisht të qarkullueshme.

Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç disa njësive administrative dhe fshatrave të përmendur:

  • Bashkia Kukës: Njësitë Arrën, Ujmisht, Bicaj dhe fshatrat Kolesian, Turaj, Shishtavec, Qam, Malzi.
  • Bashkia Has: Njësitë Gjinaj dhe Fajza, si dhe fshatrat Kishaj, Pogaj, Myç-Has, Tobël dhe Metaliaj.

Furnizimi me ujë për banorët e qarkut kryhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellësit Kukës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb