Bujar Nasufi, 56 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë, pranë “Pallatit me Shigjeta”. Ai u qëllua me 6 plumba teksa ndodhej pranë banesës së tij dhe për pasojë humbi jetën rrugës për te Spitali i Traumës. Po 6 gëzhoja ka gjetur edhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes.

56-vjeçari pronar i një mobilerie u ekzekutua brenda në automjetin e tij “Mercedes Benz” i cili duket në pamjet që sjell BalkanWeb dhe News24 kur merret nga karrotreci i policisë.

Mësohet se autori i ngjarjes lëvizte me një motor dhe pas krimit është larguar në drejtim të Saukut. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të zonës përreth.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb