Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek zona e Pallatit me Shigjeta.
Balkanweb publikon foton e biznesmenit që mbeti viktimë, Nasufi. Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi.
Ai sapo kishte ndaluar makinën dhe po hynte në derën e banesës. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës.
Viktima sipas policisë nuk ka pasur kurrë probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konflikte, as nuk ruhej dhe bënte një jetë normale.
(Balkanweb)