Në një përditësim, jepen detaje në lidhje me situatën nga reshjet në qarkun e Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se akset rrugore nacionale e turistike si dhe ato dytësore e lidhëse me bashkitë janë plotësisht të kalueshme, subjektet kontraktore dhe bashkitë janë në vazhdim të punës për kriposjen dhe zgjerimin e tyre. Disa njësi administrative nuk kanë ende energji.

Komunikatë e orës 11.00:

Në Qarkun e Korçës, akset rrugore nacionale e turistike si dhe ato dytësore e lidhëse me bashkitë janë plotësisht të kalueshme, subjektet kontraktore dhe bashkitë janë në vazhdim të punës për kriposjen dhe zgjerimin e tyre.

Gjithashtu nga bashkitë po punohet dhe për pastrimin e shesheve të qyteteve, në institucionet shkollore e ato shëndetësore, etj.

Aktualisht po punohet për pastrimin dhe normalizimin e situatës në rrugën: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, dhe Voskopojë-Lekas.

Si rezultat i angazhimit të grupeve të punës të Agjenc. Elekt. ka përmirësim të situatës me energji elektrike.

Pa energji elektrike vazhdon Njës.Admin. Lekas me fshatrat: Tudas, Denas, Xerje, Mazrekë dhe Brozdovec 105 abonente së bashku me fshatrat Lumaj dhe Kodras të Njes.Admin. Moglicë të Bashkisë Maliq, dhe 20 abonentë në fshatin Panarit, defekt për të cilin po punohet dhe pritet riparimi i shpejtë i tij.

Bashkia Kolonjë: fshatrat: Shalës, Gërmenjë dhe Podë 128 abonentë, rezervati “Peshku Sotira” 3 abonente, Leskoviku: Shelegur 5 abonente dhe Kaduç, Shijan e Mbreshtan 11 abonente, si dhe Bashkia Pogradec grupi i antenave Çervenake 12 abonente.

Gjithesej 284 abonente ne shkallë qarku.

Grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve.

Institucioni i Prefektit dhe strukturat e EC janë duke e monitoruar situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: