Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët shpalosi programin e partisë që ai drejton për zgjedhjet e 11 majit. Ai u ndal tek sigurimet shoqërore, për të cilat tha se pjesa që paguhet nga punëdhënësi do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Po ashtu ish kryeministri garantoi se çmimi i energjisë elektrike do jetë pa TVSH, ndërsa u shpreh se do të ketë lehtësira edhe për eksportuesit.

“Do t’u jepet mundësi që teprica kreditore që nuk e marrin ndonjëherë të përdoret lirisht për të paguar tatimin mbi të ardhurat personale, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe cdo detyrim tjetër fiskal.

Energjia elektrike do të jetë pa TVSH. Çmimi i energjisë për eksportet do të jetë një shifror, jo dyshifror.

Ulje e madhe e kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit. Po të kemi parasysh se ne tani shpallim rrogën minimale 500 mijë lekë, është e domosdoshme për punëdhënësin. Kjo është një lehtësim për këtë.

Dogana do të ndërrojë qëndrimin ndaj eksportuesve. Çdo shpenzim i tyre në dogana do mbulohet nga shteti, jo nga eksportuesi. Do krijohet zyra e mbrojtjes së eksporteve”, tha Sali Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb