Një tërmet me magnitudë 6.8 rihter goditi bregun juglindor të ishullit japonez Kyushu dhe lëkundjet u ndjenë në disa zona, përfshirë Osakën. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti u regjistrua në orën 21:19 me orën lokale ndërsa epiqendra ishte në një thellësi prej 30 kilometrash nën ujë.
Lëkundjet e forta që pasuan u ndjenë në të gjithë ishullin Kyushu, ishullin Shikoku dhe në një zonë të madhe nga qyteti Hiroshima në Osaka.
Sipas USGS PAGER, 1 022 000 njerëz vlerësohet të kenë ndjerë dridhje të forta, 2 917 000 të moderuara dhe 7 217 000 lëkundje të lehta.
Në të njëjtën kohë, një paralajmërim për cunami deri në një metër u lëshua për bregun lindor të ishullit Kyushu dhe bregun jugor të ishullit Shikoku.
Një paralajmërim për valët e baticës deri në 20 cm ishte dhënë më herët për ishujt Amami, Tokara, Tanegashima, Yakushima dhe disa zona të Honshu.
Sipas mediave të huaja, nuk ka ende raportime për viktima apo dëme.
Mediat vendase bëjnë të ditur se në përgjithësi, popullsia në këtë rajon banon në struktura që janë rezistente ndaj lëkundjeve të tërmeteve, megjithëse ekzistojnë ndërtime që mund të pësojnë dëmtime. Llojet mbizotëruese të ndërtesave të cenueshme janë strukturat e drurit dhe ndërtimet me muraturë të përforcuar/të kufizuar.
Tërmetet e fundit në këtë zonë kanë shkaktuar rreziqe dytësore siç janë rrëshqitjet e dheut dhe gurëve që mund të kenë shkaktojnë humbje jete.
(BalkanWeb)