Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë apel të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i ftuar ata të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare ë të planifikuara për më 11 maj 2025.

Ai tregoi se në 72 orët e para ka pasur 10 mijë regjistrime të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar.

“10.000 regjistrime të shqiptarëve me vendqëndrim jashtë vendit në më pak se 72 orë pune,” shkroi Celibashi, duke nënvizuar se regjistrimi për votim nga jashtë po ecën me ritme të shpejta.

KQZ nxit të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë, për të siguruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi shkroi se pjesëmarrësit mund të regjistrohen online duke vizituar faqen zyrtare të KQZ-së për diasporën, në www.diaspora.kqz.gov.al, ose duke shkarkuar aplikacionin KQZ për Android dhe IOS.

“Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!” – theksoi Celibashi, duke e cilësuar këtë mundësi si një shans unik për shqiptarët jashtë vendit të kontribuojnë në formimin e Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb