Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të mbrëmjes së sotme në afërsi të qytetit të Vlorës, pranë fshatit Novoselë, teksa një 30-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Mësohet se viktima, tashmë i identifikuar si Kristian Marku, është një person me precedentë të mëparshëm penalë.
Sipas burimeve pranë BalkanWeb, Marku ka precedentë të mëparshëm për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
30-vjeçari është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij tip Volkswagen në aksin Fier-Vlorë, ndërsa policia po vijon punën për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.
(BalkanWeb)