Anita Haradinaj ka folur me mall të madh për nënën e saj të ndjerë në emisionin “Sol” në Klan Kosova.

Me lot në sy, ajo u rrëfye se nëna i mungon çdo sekondë të jetës, dhe në momentin që ndërroi jetë, thotë se ngeli vetëm.

Ndër të tjera, Anita thotë se fëmija pa nënën mbetet jetim, edhe pse dhimbja për të dy prindërit është e njëjtë.

“Unë kam pasur lidhje shumë të ngushtë me mamin, dhe më vjen keq babi, se babin përveç që e kam baba, e kam edhe koleg. Ka pasur gjëra që ndonjëherë i kam diskutuar me babin, se mamit s’kam pasur shumë guxim t’ia them, se në sytë e mamit ti je gjithmonë fëmijë i vogël, nuk rritesh kurrë dhe babit e kam pasur më të lehtë t’ia them, por gjithsesi fëmija pa nënën mbetet jetim, se nëna është ajo që e mban bashkë familjen. Tani që më mungon për çdo ditë, për çdo sekondë të jetës sime, mendoj që me mamin kam pasur lidhje shumë të fortë emocionale”, tha gazetarja.

‘Mami ka ndërruar jetë në vitin 2013. Kam qenë fëmijë i rritur mirë, dhe nuk kam pasur ndonjëherë në jetë goditje të mëdha, dhimbje të mëdha. Tronditja ime ishte kur Ramushi shkoi në Hagë. Ishte tronditje, por e dija që Ramushi ishte gjallë, dhe një ditë do të kthehej. Kurse kur ka ndërruar mami jetë, më ka lënë shumë vetëm. Vetëm. Dhe cilido prind që ndërron jetë, qoftë babi, qoftë mami, dhimbja është e njëjtë, megjithëse mendoj që pa nënë mbetesh jetim. Aty ngela vetëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: