Policia në Kamëz ka arrestuar tre persona, pasi qarkullonin me makinë për të shitur lëndë narkotike.

“Vihen në pranga 3 shtetas që u kapen në flagrancë duke qarkulluar me automjet, për të shitur dozat.

Sekuestrohen automjeti, doza kanabisi dhe municion luftarak”, thuhet në njoftim.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 3 shtetas që u kapen në flagrancë duke qarkulluar me automjet, për të shitur dozat.

Sekuestrohen automjeti, doza kanabisi dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të rastit.

Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta operacionale, u kapën në flagrancë ndërkohë që qarkullonin me automjet, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, dhe u arrestuan shtetasit:

  1. H., 25 vjeç, I. H., 25 vjeç dhe S. M., 25 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre tre shtetasve, kontrollit të automjetit dhe kontrollit në banesën e shtetasit E. H., u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: