Loris Karius është portieri më i Schalke 04. Klubi gjerman zyrtarizoi afrimin e 31-vjeçarit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Karius, do të qëndrojë te kjo skuadër, deri në fund të sezonit.

Ai është aktivizuar së fundmi në radhët e Newcastle, ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanellat e Liverpool dhe Mainz.

“Schalke 04 është një klub i madh me tifozë shumë pasionantë. Është një skuadër që e kam njohur në të kaluarën gjatë vizitave të mia këtu si kundërshtar. Jam i lumtur që i bashkohem këtij ekipi dhe jam i vendosur të jap më të mirën time”- tha Karius pasi firmosi në Gjermani me Schalke.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb