Laçi u kualifikua për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa fitoi 3-1 ndaj Kukësit. Verilindorët shënuan të parët me Badije, por kurbinasit përmbysën llogaritë që në pjesën e parë, me anë të golave të Tresës dhe Bullarit. Në minutën e 66-të, Bullari thelloi shifrat, duke e kthyer në formalitet kualifikimin.
Të besuarit e Moreiros synojnë që të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion, ndërsa kuksianët duhet të kënaqen me prezencën në këtë fazë.
(J.S/BalkanWeb)