Gazetarja Ira Londo, në një lidhje me Skype në News 24 ka folur nga Greqia për votën e diasporës.

Londo theksoi se vota e diasporës është një sfidë për qeverinë e opozitën. Sipas saj, shqiptarët në Greqi janë entuziastë për vendimin historik që diaspora të votojë.

Gazetarja Ira Londo: Vota e diasporës është një sfidë e madhe për qeverinë dhe opozitës. Diaspora duhet t’i përgjigjet sa më shpejt kësaj detyre kombëtare, që të mund të votojë. Komuniteti shqiptar në Greqi ka mirëpritur këtë vendim historik. Ka një interes të jashtëzakonshëm, ka regjistrime.

Angazhimi më i madh vihet re nga partitë e mëdha politike, nga PS, por edhe nga PD. Po ashtu po priten gradualisht edhe forcat më të vogla politike. Shqiptarët e diasporës gjithmonë do ta ruajnë atdhedashurinë. Diaspora nuk duhet të ketë vetëm rolin e saj pro-aktiv, por edhe aktiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb