Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sot një sqarim publik për zgjedhësit nga jashtë, pavarësisht shtetit ku kanë vendqëndrimin, në lidhje me adresën që duhet të përdorin për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit.

KQZ thekson se, dokumenti i adresës duhet të përmbajë patjetër adresën që ju keni plotësuar në PER, gjatë aplikimit.

Gjithashtu shton KQZ, dokumenti i adresës duhet të lidhet patjetër me emrin e zgjedhësit të regjistruar.

Sipas të dhënave të KQZ 13 066 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë paraqitur kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 14:50 të datës 14 janar për t’u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga këto 2075 kërkesa janë miratuar.

KQZ informon se të dhënat mbi regjistrimin e votuesve nga jashtë tashmë mund të ndiqen në kohë reale në linkun https://kqz.al/stats/, i cili është vendosur në faqen kryesore të internetit të KQZ, në butonin Regjistrimi Votuesve nga Jashtë.

Kqz
Kqz

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb