Vllaznia do synojë këtë sezon që të fitojë titullin kampion, me tifozët që po presin me padurim që titulli të shkojë në Shkodër. Tefik Osmani, drejtori sportiv i shkodranëve në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, foli për edicionin e skuadrës, teksa nuk hezitoi të tregonte edhe të rejat nga merkato.
34 pikë në 20 javë, bashkëkryesues me Partizanin dhe Dinamon, jeni i kënaqur me ecurinë e ekipit deri në këtë pikë të sezonit, me çfarë note do ta vlerësoje?
Nuk mund të them që nuk jam i kënaqur. Që kur kam marrë këtë lloj, nuk kënaqem shumë kollaj. Mund të bënim edhe mirë.
Çfarë ke mësuar nga Shkodra këto vite Osmani, çfarë duhet bërë ndryshe për të thyer mallkimin, për të fituar titullin?
Dua t’i falenderoj tifozët shkodran. E kam provuar ndjesinë e tifozit, tani si drjetues është diçka ndryshe. Më ka lënë emocion, dua t’i përshendes të gjithë.
Në Shkodër duhet të jetë ndryshe mentaliteti. Me skuadrat e forta, ekipi jep maksimumin. Me skuadrat e dobëta, i marrim pak lehtë. Në këto vite i ka munguar titulli, por nuk është e lehtë që të rikthesh mentalitetin e fituesit. Po të shikosh ndeshjen e fundit, nuk është nga më të mira, por e kemi mentalitetin e fituesit.
Po qëndroni pak në heshtje këtë merkato dimri, vetëm Mensah, jeni të kompletuar, ka Brdaric ndonjë kërkesë specifike nga janari?
Nuk është Mensah, kemi zyrtarizuar edhe Repaj. Jemi në bisedime me disa lojtarë dhe shumë shpejt mund të kemi dhe ndonjë zyrtarizim. Da Silva? Kur të bëhet zyrtare, do jepet lajmi te faqja zyrtare. Unë kam punën time dhe nuk mund të nxjerr punën e të tjerëve.
A ka diçka për Dodaj?
Nuk është vetëm ai. Na kanë ardhur disa ofertë për disa lojtarë. Në rast se na ikin disa lojtarë, të jemi të gatshëm t’i zëvendësojmë. Kur kishim diçka për Alivodën, kemi afruar mesfushorë, pasi e dinim që mund ta shisnim.
Në fund, ai që bën diferencën është sërish Balaj, di gjë ti çfarë ka me Tiranën ai, i ka shënuar 6 gola këtë sezon?
Jam i lumtur për Bekimin që po shënon. Jam i kënaqur pasi ai bën punë të madhe si në fushë ashtu edhe jashtë fushe. Ai edhe kur nuk shënon, ka dhënë edhe maksimumin. Më thonin që Bekimin duhet ta largoj pasi shënonte vetëm me penallti, por tani e duartrokasin. Bekimi ua ka shpërblyer me gola.
Osmani të vjen keq për Tiranën, mendon se rezikojnë rënien?
Të them që s’më vjen keq për Tiranën, do tregohesha mosmirnjohës.
Nga katërshja e parë, kë sheh si ekipin më të kompletuar, si rivalin më të madh të Vllaznisë?
Të gjitha skuadrat e meritojnë, nuk ka shumë diferencë. Diferenca më e madhe është ajo skuadër që zbret dhe bën maksimumin.
Të mërkurën luani në Kupë ndaj Besës, a është Kupa një objektiv, apo formula e re të jep luksin të luftosh në dy fronte?
Kupa është objektivi që arrihet më shpejt. Çdo klub e ka objektiv, pasi është rrugë më e shkurtër. Vllaznia ia ka marrë dorën.
(J.S/BalkanWeb)