Kanye West publikoi një foto shumë provokuese të gruas së tij, Bianca Censori, në Instagram të hënën, duke e paraqitur atë në bikini të vogla, por e fshiu menjëherë pas disa minutash.
Fotoja, që u shfaq në Instagram Stories të Kanye, tregonte Biancën në bikini të zeza, duke theksuar linjat e saj trupore, ndërsa pozonte për një selfie pa treguar fytyrën. Imazhi u shpërnda me shpejtësi përpara se të fshihej, duke lënë 20.3 milionë ndjekësit e tij të habitur.
Ky nuk është incidenti i parë që shkakton polemika për Biancën. Më parë, ajo u ndalua përjetësisht nga një kompani italiane e qiramarrjes së varkave, Venetian, pas një incidenti që ndodhi në verën e kaluar në Itali, kur u pa duke bërë një dalje të pahijshme në Venecia.
Po ashtu, çifti kishte tërhequr vëmendjen kur u panë duke shijuar një moment intim në një taksi uji në Venecia, ku Kanye ekspozoi të pasmet e tij para turistëve të habitur.