Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç dha opinionin e tij para ndeshjes së Kupës ndaj Besës.
“E kemi marrë këtë ndeshje shumë seriozisht, sepse e vlerësojmë maksimalisht Besën dhe nuk ka asnjë shenjë nënlverësimi. Do të jetë një përballje të cilën duhet të hyjmë në fushë për ta fituar dhe për të qëndruar brenda objektivave tona”.
“Mund të kemi edhe ndonjë rotacion në fushë të lojtarëve, por pa prishur balancat e skuadrës, sepse duam të vijojmë të ecim përpara dhe duhet të bëjmë shumë kujdes. Është një ndeshje e vetme dhe duhet ta fitojmë me çdo kusht për të ecur më tej edhe në Kupë”.
(J.S/BalkanWeb)