U prit ta niste nga minuta e parë ndeshjen me Tiranën, por një shqetësim i momenteve të fundit e la jashtë ndeshjes. Fjala është për Ardit Krymin, i cili në duelin ndaj bardhebluve, të cilin shkodranët e fituan me rezultatin 2-1, e nisi nga stoli duelin.

Madje, duke u mos preferuar asnjë minutë nga ana e trajnerit Brdariç, kjo ndoshta edhe për të mos përkeqësuar gjendjen fizike të 28- vjeçarit. Por mesfushori do të mungojë edhe ndaj Skënderbeut për ekipin e Vllaznisë.

Ai ka plotësuar tashmë numrin 4 të ndëshkimeve me karton të verdhë. Pavarësisht se Krymi nuk u aktivizua në asnjë minutë kundër Tiranës, për shkak të protestave nga stoli në një moment të ndeshjes ndaj gjyqtarit Koçi, u ndëshkua nga ky i fundit. Ndoshta taktikë e qëllimshme, duke dashur të shlyejë dënimin para se të rikuperohet plotësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb