Zyrtarët nga qeveria e formuar nga Talebanët në Afganistan kanë ndaluar gratë të punojnë si spikere lajmesh dhe prezantuese në televizion.

Dekreti është nxjerrë nga Ministria për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, ku thuhet se dalja e femrave në ekranet televizive është “provokim për meshkujt”.

Ministria ka dërguar një paralajmërim për të gjitha mediat, duke kërkuar respektimin e direktivës së re. Megjithatë, përfaqësuesit e lëvizjes radikale nuk kanë komentuar ende raportin e gazetës Hasht-e Subh.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb