Me 10 te qepura, pak mbi vetull, por as ky dëmtim i rëndë nuk e pengoi Berat Gjimshitin të zbriste në fushë kundër Juves, madje si titullar, duke vërtetuar edhe një herë peshën e tij të padiskutuar brenda ekipit. Pavarësisht se në kushte jo perfekte, kapiteni kuqezi u vlerësua nga mediat me notën 6, drejtoi prapavijën e Atalantës me shumë kujdes. Atalanta ia doli të dilte me një pikë nga kjo transfertë, që për Juves dhe Thiago Motta-s i qëndron ngushtë:
“Nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat. Zhvilluam një ndeshje të madhe, por siç ka ndodhur shpesh këtë periudhë nuk arritëm dot të fitonim. Shpirti i ekipit është ai i duhuri, e vërtetoi edhe një herë. Është e vërtetë që kemi bërë shumë barazime, kjo nuk na bën të jemi të lumtur. Vlahovic? Shpresojmë ta rikuperojmë për ndeshjen e radhës, por duhet të jemi të kujdesshëm për të mos e humbur për më gjatë”, u shpreh Motta.
Gasperini, trajneri i Atalantës, në përfundim të ndeshjes, u shfaq i kënaqur me pikën e marrë në këtë transfertë, por nuk preferon të flas për titull pasi në mes është edhe Champions League: “Nëse ky ishte një udhëkryq për titullin, atëherë po, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, por rrugëtimi është ende i gjatë, në mes është edhe Champions”, u shpreh Gasperini.
(BalkanWeb)