Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet në Bruksel së bashku me disa deputetë të PD, ku ka njoftuar se në takimet e zhvilluara në Parlamentin Europian ka folur në lidhje me situatën në Shqipëri dhe problematikat me të cilat përballet vendi ynë.

Ai theksoi se në fokus ka qenë edhe nevoja për një qeveri kujdestare për zgjedhjet për të ndaluar përdorimin e paligjshëm të pushtetit për manipulimin e zgjedhjeve.

“Në ditën e dytë të takimeve në Parlamentin Europian pata kënaqësinë të flisja për situatën në Shqipëri përballë deputetëve të grupit konservator të ECR. Vura në dukje problemet e mëdha që ka Shqipëria me shkatërrimin e sistemit kushtetues, krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimin e drejtësisë si një armë pilitike kundër opozitës.

Nevojën për një qeveri kujdestare për zgjedhjet për të ndaluar përdorimin e paligjshëm të pushtetit për manipulimin e zgjedhjeve.

🔹Së bashku me kolegët e Partisë Demonratike, Vokshi, Tabaku dhe Bylykbashi vazhduam takimet me deputetët e parlamentit Europian, me Z David Mcallister kryetar i Komisjonit të Jashtëm, Galler kordinator i EPP, Andrei Kovacev shadoë raporter për Shqipërinë, raporterin për Shqiplrinë Andreas Schieder, deputetët conservator Fidanza, Kols, Bielan, Veirgas etj

🔹Si anëtar të ECR mora pjesë në mbledhjen e Këshillit të ECR ku mbas një drejtimi të sukseshëm të ECR nga kryeministrja Italiane Meloni, drejtimin e ECR e mori ish kryeministri Polak Mateusz Moraëiecki”, shkruan Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb