Në Ditën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, Policia Bashkiake e Tiranës ka dhuruar gjak për ata që kanë më shumë nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e përshëndeti këtë nismë, duke theksuar se veprime të tilla humanitare na bëjnë më të fortë dhe më të bashkuar si qytetarë.

Veliaj u shpreh se solidariteti është çelësi për ndërtimin e një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.

“Në kuadër të Ditës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut 🩸, Policia Bashkiake 🚔 ka kryer aktin fisnik të dhurimit vullnetar për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Solidariteti dhe humanizmi na bëjnë më të fortë si komunitet”, shprehet Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb