Tre të dhëna përbëjnë një fakt, fakt është që Man.City e ka të pamundur të ruajë vazhdimësinë pasi nuk arritën të bënin 3 fitore radhazi në Premier League, këtë herë ngecën në një barazim 2-2 në transfertë përballë Brentford. Të lësh dy pikë në atë formë, pasi kryesonin 0-2 dhe me një gol në shtesë, bëri që Guardiola të shpërthente pas ndeshjes, me teknikun spanjoll që nuk e priti mirë këtë përfundim.
“Qytetarët” kishin kontrollin e lojës, por goli i avantazhit edhe në minutën e 66-të, me Foden që fluturimthi devijoi mjaftueshëm krosin e De Bruyne duke kaluar City-n në avantazh. Në të 78-të ishte sërish Foden që brenda në zonë përfitoi duke kompletuar “dopietën” e tij personale.
Në mënyrë të papritur, City filloi duke humbur terren dhe në minutën e 82-të, vendasin ngushtuan shifrat në 1-2. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 92-të, Norgaard befasoi Man.City duke i rrëmbyer një pikë në limite.
Pas javës së 21-të, Man.City e sheh veten në vendin e 6-të në kuotën e 35 pikëve, larg zonës Champions.
Ndryshe nga ajo që reflektoi në fushë, ku dukshëm kritikoi hapur Gvardiol, në konferencë për shtyp, Pep Guardiola e mohoi këtë fakt, tregoi të kundërtën, por sigurisht nuk e mohoi faktin që është i zhgënjyer që nuk dolën me pikë të plota nga kjo transfertë: “Jemi pak të zhgënjyer pasi kryesonin 2-0, nuk arritëm të mbyllnim ndeshjen. Gvardiol? I bëra komplimente për lojën e zhvilluar, për pasimin e shkëlqyer për Haaland”, u shpreh tekniku spanjoll.
(BalkanWeb)