Bayer Leverkusen vijon të ushtrojë presion ndaj Bayernit të Mynihut. “Aspirinat” mjaftohen me vetëm një gol, për të mposhtur Mainz, në javën e 17 të Bundesligës, duke shënuar fitoren e 7 radhazi në kampionat e duke paralajmëruar kështu kryesuesit e Bayernit të Mynihut

Pjesa e parë ishte e dominuar nga të besuarit e Xabi Alonsos, që rrezikuan që në minutat e para me sulmuesin çek, Patrick Schick, por golditja e tij parakaloi gjithë pasqyrën e portës. Reagimi i miqve ishte i zbehtë.

Ndërsa goli i avantazhit që do të ishte njëkohësisht edhe goli i fitores do të vinte nga një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Grimaldo. Anësori i majtë do të goditste saktë topin në minutën e 3 të pjesës së dytë, duke dërguar në avantazh “aspirinat”.

Minutat e mbetura folën sërish për vendasit, të cilët tentuan në dy momente me të përhershim Wirtz, për të gjetur golin e dytë, por pa sukses. Përfundimisht 1-0 për Leverkusen, që për momentin, në pritje të sfidës së Bayernit ndaj Hoffeinehem që do të luhet të mërkurën e sheh veten në -1 pikë.

I kënaqur me performancën e të tijve ishte në përfundim të sfidës edhe tekniku spanjoll Xabi Alonso. “Jemi të kënaqur për arritjen e fitores ndaj një skuadre që luan me shumë intensitet. U treguam inteligjent, na nevojitej një ndeshje e qetë, jo një sfidë e çmendur. Nuk kishim shumë raste, por arritëm të ishim në kontroll të lojës.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: