Edi Rama dhe Giorgia Meloni kanë rrëmbyer sërish vëmendjen e liderve të mbledhur në Adu Dhabi në kuadër të Javës së Qëndrueshmërisë, por edhe të mediave ndërkombëtare. Giorgia Meloni feston sot ditëlindjen e saj të 48-të dhe Ramës nuk i ka shpëtuar ky detaj.

Kreu i qeverisë shqiptare ka menduar ta surprizojë Melonin. Ai duket në pamje teksa është ulur në gjunjë dhe i drejton asaj një dhuratë. Është një shall mëndafshi i lehtë.

“Mjaft me këto histori”, dëgjohet teksa thotë Meloni duke i buzëqeshur përpara se të përqafonte kryeministrin, i cili disa herë e ka quajtur atë “motër”.

Rama Meloni Dhurata
Rama Meloni Dhurata

Rai shkruan se kryeministri shqiptar i shpjegon Melonit se shalli ishte krijuar nga një prodhues italian që është transferuar në Shqipëri dhe është bërë tanimë një qytetar shqiptar. Më pas, ai ia vendosi atë mbi kokë, duke marrë një falënderim nga kryeministrja, e cila e përqafoi atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb