Nottingam Forrest vërteton sërish se përse është skuadra e momentit në Premier League këtë sezon. Skuadra e portugezit Espirito Santo ndali sërish kryesuesit dhe favoritët kryesorë për titull këtë sezon, Liverpoolin e Arne Slot. Megjithëse e kishin bërë diçka të tillë edhe shtatorin e vitit të shkuar, teksa i shkaktonin “redsave” humbjen e parë në Anfield, me ndeshjen që përfundoi 0-1 në favor të miqve, Liverpool nuk arrtiti sërish dot të superonte skuadrën e Nottingham Forrest.
Vendasit e nisën menjëherë vrullshëm ndeshjen, teksa gjetën golin që në minutën e 8 me të përhershim Chirs Wood, që lëshon një diagonale të saktë me të majtën për të kaluar vendasit në avantazh. Barazimi për Liverpool do të vinte vetëm në mesin e pjesës së dytë ku Diogo Jota devijon saktë topin me kokë, pas një goditje këndi, ku edhe portieri i vendasve Sels ka përgjegjësinë e tij, duke mos devijuar topin si duhet dhe humbur duelin ajror me portugezin. Në fund do të kishte 2 mundësi të mira edhe për Jotan dhe Salah për të përmbysur shifrat, por fati ishte në anën e Forrest, që konfiromojnë sërish forcën e tyre këtë sezon. Pas këtij barazimi distanca mes dy skuadrave mbetet sërish në 6 pikë, me Liverpool që ka edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
“Jota shpëton Liverpool” dhe “Jota shpëton Slot”, ishin titujt kryesorë të tabloidëve britanikë ditën e sotme, që komentojnë barazimin e Liverpool ndaj Nottingham.
Ndërkohë vijon gjendjen jo pozitive skuadra e Chelseat. “Blutë e Londrës” barazuan në shtëpi ndaj Bounemouth me shifrat 2-2. Goli i Palmer në pjesën e parë për të besuarit e Enzo Marescës, u përmbys nga dy golat e Kluivert me 11 metërsh dhe Semenyo. Një goditje dënimi e Rice James në kohën shtesë do të shpëtonte londinezët nga humbja. Gjithsesi 1 pikë, që e largon skuadrën e Çelsit nga ekipet kryesuese, pasi blutë ndodhen tashmë -10 pikë nga vendi i parë.