Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete pranë banesës së tij.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se i moshuari jetonte vetëm dhe se familja e tij banonte në Tiranë.

Të afërm të viktimës kanë deklaruar se i moshuari nuk kishte konflikte.

Mësohet se policia është duke marrë në pyetje banorët e fshatit, ndërkohë që janë shoqëruar më shumë se 20 persona.

Kujtojmë se ekspertiza konkludoi se 81-vjeçari ishte vrarë, pasi në pjesën e kokës kishte shenja se ishte goditur me sende të forta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb