Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i pranishëm sot në konferencën inaugurale “HR30, Empower Talk: Qëndresa Kundër Urrejtjes & Përqafimi i të Drejtave”, së bashku me Universitetin e Essex.
Në këtë konferencë, ministri Hasani mbajti fjalën hapëse, duke u shprehur se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë, dinjitetit dhe respektit për të gjithë, që sipas ministrit janë “vlera thelbësore që i mbrojmë me krenari gjatë mandatit tonë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe në rrugëtimin tonë drejt BE-së”.
“Të rrënjosur në historinë dhe traditat tona, qëndrojmë të palëkundur në angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ministri Hasani.