Ekonomia e Gjermanisë, më e madhja në Evropë, është tkurrur për të dytin vit radhazi, duke nënvizuar sfidat me të cilat përballet centrali prodhues i rajonit.
PBB-ja (produkti i brendshëm bruto) ra me 0.2% në 2024 sesa një vit më parë. Kjo erdhi pas një rënie prej 0.3% në vitin 2023, sipas zyrës federale të statistikave, Destatis.
Ruth Brand, presidentja e saj, deklaroi në një konferencë shtypi të mbajtur në Berlin:
“Presionet ciklike dhe strukturore qëndruan në rrugën e zhvillimit më të mirë ekonomik në vitin 2024. Këto përfshijnë rritjen e konkurrencës për industrinë gjermane të eksportit në tregjet kryesore të shitjeve, kostot e larta të energjisë, një nivel norme interesi që mbetet i lartë dhe një perspektivë të pasigurt ekonomike. Në këtë sfond, ekonomia gjermane u tkurr përsëri në vitin 2024.” theksoi Brand.
Industria gjermane është zhytur në rënie ndërsa një frenim i borxhit kufizon shpenzimet publike.
Lajmi vjen gjashtë javë përpara zgjedhjeve të parakohshme, të planifikuara për në 23 shkurt. Gjermania përballet me ngritjen e partisë së ekstremit të djathtë AfD, e cila po bën fushatë për një sërë politikash thellësisht të diskutueshme për gjithçka, nga migrimi te arsimi .
(BalkanWeb)