Gjykata Kushtetuese i refuzon sërish gjyqtares së gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari, kërkesën për t’u tërhequr nga çështja Berisha.
Edhe Berisha i ka kërkuar më herët gjykatës të përjashtojë nga çështja e tij Xhaferllarin, duke argumentuar se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij, përbënte konflikt interesi, por edhe kjo kërkesë u rrëzua.
Në vendimin e gjykatës kushtetuese që rrezoi këto kërkesa, thuhet se nuk rezulton e provuar asnjë sjellje konkrete individuale e gjyqtares dhe as ndonjë fakt bindës apo arsye e përligjur që vë në dyshim paanshmërinë e saj në gjykimin e çështjes. Një ditë pas refuzimit të kërkesës së gjyqtares, kreu i PD sërish ka depozituar kërkesë në GJK për përjashtimin, me argumente shtesë.
Marsida Xhaferllari pritet të jetë pjesë e trupës gjyqësore kushtetuese që më 17 janar shqyrtojë ankimin e Berishës dhe Malltezit për masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ si antikushtetuese.
Enkelejd Alibeaj, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së imunitetit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.