Real Madrid po përjeton pikën më të ulët në kurbën e një sezoni me shumë oshilacione. Humbja në superkupë ndaj Barcelonës 2-5, e dyta radhazi në El Classio pas asaj të fazes së parë në kampionatm e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” kur katalanasit triumfuan 0-4, ka bërë që në shtëpinë e “Los Blancos” të bllakosë heshtja. Media prestigjoze spanjolle “AS” në rrjetet e saj sociale ka kryer së fundmi një sonadazh tepër interesant, lidhur me “fajtorin” kryesor për gjendjen e mbretërorëve deri tani këtë sezon.

Në dhjetra mijëra vota në rrjetet e ndryshme sociale, tifozët madrilenë dhe jo vetëm u përgjigjën pyetjes kryesore të këtij sondazhi: Kë bëni përgjegjësin kryesor për situatën që Real Madrid po kalon?

Përfundimet e këtij sondazhi ishim me të vërtetë interesante. Nëse të gjithë prisnin se shumica e tifozëve do të bënin me fajë teknikun Italian Carlo Ancelotti gabohen. 66% e votuesëve “shpëtojnë” Ancelottin, pasi sipas tyre janë vetë ata që luajnë në fushë, lojtarët e Real Madrid përgjegjësit kryesorë, për një ndeshje të shëmtuar që zhvilluan në Arabinë Saudite. 5 gola të pësuar shumë lehtësisht, një mbrojtje që fut ujë nga çdo anë, lojtarë pa grintë e një skuadër pa karakter, ishin elementët kryesorë që u vunë re nga një Real i shpërfytyruar të dielën e shkuar.

Një reagim i tifozëve, që në fakt mund të përkthehet si një shpëtim për Ancelottin. Me mediat iberike që flasin për sezonin e fundit të italianit në krye të madrilenëve. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë edhe mbi të gjitha se si do të mbyllet ky sezon, për të kuptuar më mire edhe strategjitë e Fiorentino Perez, nëse ai do të kërkojë apo jo të vijojë bashkëpunimin me Don Carlon.

As 1
 
As 2
 
As 3
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb