Egnatia nuk ka hasur aspak vështirësi në Kupën e Shqipërisë, teksa kaloi pa probleme Kastriotin. Kampionët mundën 4-0 krutanët, në sfidën e vlefshme për 1/8-at.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 15-të, me anë të Aliyev. Në pjesën e dytë rrogozhinasit shënuan edhe me Ndrecën, Leo Melo dhe Doukou.
Të besuarit e Edlir Tetovës synojnë që t’i shkojnë deri në fund rrugëtimit të Kupës, një trofe që konsiderohet si mjaft i rëndësishëm në Rrogozhinë.
(J.S/BalkanWeb)