Federata e Futbollit zhvilloi një mbledhje me drejtuesit dhe përfaqësues të shoqatave rajonale për të diskutuar ecurinë e kampionatit, projektet zhvillimore, problematikat e hasura dhe planet e ardhshme të veprimit.

Pjesëmarrës në këtë takim të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin presidentët dhe sekretarët e të gjitha shoqatave rajonale, të cilët analizuan çështje të rëndësishme me përfaqësuesit e Drejtorisë Teknike në FSHF.

Gjatë takimit u analizuan edhe projektet e radhës për zhvillimin e futbollit të vajzave, asambleja, kurset e reja të trajningut dhe metodat e sponsorizimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb