Gazetari dhe analisti Almer Toska, në një intervistë për News24, ka ofruar një vlerësim mbi themelimin e Partisë Djathtas 1912, të drejtuar nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Toska theksoi se Alibeaj ishte i detyruar të krijonte një forcë të re politike për shkak të refuzimit që i bëri Sali Berisha.

Toska vuri në dukje se Alibeaj, kur kishte mundësinë të ishte kreu i komanduar i PD-së, e kuptoi se ky pozicion kishte shumë përfitime dhe mundësi për pazare dhe financa.

Ai e quajti Alibeajn një “uzurpator në koncept,” duke sugjeruar se ai e kishte marrë këtë vendim për të ndërtuar “kasollen” e tij, duke vendosur veton si numri një, përkundër mundësive për të qenë pjesë e një grupi më të madh nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Analisti përfundoi duke thënë se Alibeaj bëri një gafë duke krijuar një parti të re dhe duke u distancuar nga Lulzim Basha, duke lënë hapësirë për spekulime mbi të ardhmen e tij në skenën politike shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb