Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak.
Slattery u shfaq në programin komedi improvizues të Channel 4 “Whose Line Is It Anyway?” dhe në shfaqjet humoristike “Vetëm një minutë” dhe “A kam lajme për ty”.
“Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë se aktori dhe komediani Tony Slattery ndërroi jetë sot në moshën 65-vjeçare”, deklaroi familia e tij.
I lindur më 9 nëntor 1959, Slattery ishte një bashkëkohës i Emma Thompson, Stephen Fry dhe Hugh Laurie në Universitetin e Kembrixhit.
Ai ishte ish-presidenti i grupit improvist të Kembrixhit “Footlights”, dhe së fundmi kishte lançuar një podcast, “Tony Slattery’s Rambling Club”.