Takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, i planifikuar të mbahej sot në Bruksel, ka dështuar.

Dështimi i këtij takimi erdhi pasi që delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë, në shenjë proteste pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë.

I dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, tha se takimi i së mërkurës i Komisionit të përbashkët për të pagjeturit duhej të mbahej në nivel zëvendësish, por dështoi për shkak se pala serbe njoftoi se nuk do të merrte pjesë në takim për shkak të zhvillimeve në Kosovë.

“Sot synuam të mbajmë takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në “X”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb