Një virus i quajtur Marburg duket se ka vrarë të paktën tetë njerëz në Tanzani.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se që nga 11 janari, nëntë raste dhe tetë vdekje ishin raportuar në provincën Kangera në veri të vendit. Megjithatë, ajo tregon se numri mund të rritet për shkak se nuk ka informacion të mjaftueshëm.
Virusi Marburg shkakton ethe hemorragjike që shpesh rezultojnë vdekjeprurëse për pacientët.
Edhe pse rreziku i përhapjes është relativisht i vogël, shkruan Guardian, ai paraqet një kërcënim për zonën më të gjerë të shpërthimit dhe për vendin. Zona ku u zbuluan rastet është në kufirin me Ruandën, Burundin dhe Ugandën.
Për momentin nuk është e qartë se cili është burimi i shpërthimit, megjithëse mund të transmetohet nga lakuriqët e natës te njerëzit.
Disa javë më parë, disa raste ishin identifikuar në Ruandën fqinje. OBSH raportoi 66 raste dhe 15 vdekje.