Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 81-vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në Qafë Mollë.

Sipas informacionit të zbuluar zyrtarisht nga Policia e Shtetit, autori i dyshuar, Isuf Hasa ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.

Më tej policia tregon se 64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen.

Sakaq, dyshohet se pasi e ka goditur viktimën, autori i ka marrë edhe paratë që Meta kishte në xhep dhe është larguar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb