Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka arritur një rritje të jashtëzakonshme në sektorin e turizmit gjatë dekadës së fundit. Ai theksoi se vendi ka kaluar nga 3.6 milionë vizitorë të huaj, që priteshin një dekadë më parë, në një shifër rekord prej 11.7 milionësh për vitin 2024.
Rama e përshkroi këtë transformim si një fluturim që ka ngritur Shqipërinë në një nivel të ri të suksesit në turizëm. Ai theksoi se rritja e numrit të vizitorëve, e cila ka kaluar përtej sezonalitetit, ka kontribuar në një industri që ngre zinxhirë të gjatë ekonomikë dhe sjell miliarda euro për vendin.
“Rimëkëmbja e Shqipërisë në turizëm është vlerësuar dhe promovuar fort nga Organizata Botërore e Turizmit, e cila ka përzgjedhur vendin tonë disa herë si qendër të ngjarjeve dhe vëmendjes së industrisë globale të udhëtimeve,” shkroi Rama.